Gjetja e 30-vjeçarit pas 1 muaji/ Deputetja e PD në Mat falënderon Vjosa Osmanin: I dha fund ankthit të familjes
Pas gjetjes së trupit të Jurgen Karajt në lumin Mat, një ngjarje që tronditi komunitetin e Klosit dhe Matit, deputetja e PD në Mat, Denisa Vata, ka shprehur mirënjohje për angazhimin institucional dhe human të autoriteteve të Kosovës. Ajo ka falënderuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, të cilat me ndërhyrjen e tyre i dhanë fund ankthit disajavor të familjes dhe komunitetit lokal, duke nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin mes dy shteteve shqiptare. 30-vjeçari Jurgen Karaj nuk gjendej prej një muaji, pasi makina me të cilën udhëtonte bashkë me shokun e tij, ra në përrua. Postimi i plotë: Së pari, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Karaj, të afërmve dhe miqve, për humbjen e dhimbshme të...
Burimi:
syri.net