“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”/ Peleshi takon Presidenten e Bundestagut

“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”/ Peleshi takon Presidenten e Bundestagut

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë parlamentare po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani. Kryetari Peleshi u prit sot nga Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner. Vizita u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit u nënvizua mbështetja e Gjermanisë si një faktor vendimtar për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. U theksua nevoja për një proces zgjerimi të bazuar në merita dhe per vazhdimin e reformave të thella në vend. Në fokus të diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi ndërparlamentar, i cili është shumë aktiv, me shkëmbime të rregullta vizitash dhe intensifikim të kontakteve mes grupeve të miqësisë dhe komisioneve parlamentare. U theksua...