Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë austriak: I shpreha shqetësimet për situatën politike në Shqipëri

Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë austriak: I shpreha shqetësimet për situatën politike në Shqipëri

Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me Peter Haubner, President i Dytë i Parlamentit të Austrisë, të cilit i ka shprehur shqetësimet për situatën e demokracisë në Shqipëri, zgjedhjet e cenuara të 11 majit nga pushteti dhe pengimin e drejtësisë. Gjekmarkaj thekson nëpërmjet një reagimi, se me homologun e tij austriak ndanë edhe vlerësimet për miqësinë mes dy popujve dhe marrëdhëniet. Më tej ai nënvizon se vuri në dukje edhe sjelljen e pushtetit ndaj drejtësisë për ta vendosur nën kontroll, duke rrezikuar integrimin e vendit. Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkajt: “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Peter Haubner, President i Dytë i Parlamentit të Austrisë, me të cilin ndamë vlerësime për miqësinë tradicionale mes dy popujve...