“Gërdeci, shpërthimi që nuk ka mbaruar”, Çupi: Fatkeqësi kombëtare që nuk kemi burg për Berishën
Analisti Frrok Çupi thotë se shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku pati 26 viktima, është krim dhe korrupsion shtetëror. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se është fatkeqësi kombëtare që ish kryeministri Sali Berisha nuk është në burg. “Gërdeci është kthyer në ikonë dhe kam frikë se do na përfshijë të gjithëve. Është krim shtetëror, kombëtar, është një njollë, ikonë që na ndan nga bota. Sot, edhe sikur të veprojë drejtësia dhe të mos japë drejtësi, nuk ka surpriza. Shpresa është kaq e vogël, kaq e degraduar. Është shumë e rëndë. Kjo katastrofë mbuloi botën. Është vepër kriminale, hyri në analet e kinematografisë botërore, letërsisë botërore, gazetarisë botërore dhe në Shqipëri nuk ka efekt. Kjo është fatkeqësi...
Burimi:
javanews.al