Genta Tafa betohet si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi! Bardhi: Turp, diskriminoi veriun, u përdor politikisht…

Genta Tafa betohet si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi! Bardhi: Turp, diskriminoi veriun, u përdor politikisht…

Genta Tafa (Bungo) u betua sot në Kuvend si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quajti turp pasi Bungo ka diskriminuar veriun. “Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun... Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut... Ky është turp, turp, turp”,- tha Bardhi teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit. Kandidatura e Tafës për Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kaloi Kuvendit për votim vetëm me votat e socialistëve në Komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe Medias.