Gent Gazheli largohet nga drejtimi i Doganave, kush është zyrtari që shkon në vend të tij
Gent Gazheli është larguar nga posti i drejtorit të Doganave. Ky vendim është miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në vend të tij, është emëruar Besmir Beja, i cili më herët ka mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Njoftimi i plotë: Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore. – Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit. – Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. – Ndërkohë, z. Gentian...
Burimi:
vizionplus.tv