Gënjeshtra është e madhe/ Haxhiu: PD në hall të madh, Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

Gënjeshtra është e madhe/ Haxhiu: PD në hall të madh, Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

Analisti Baton Haxhiu deklaroi se opozita sot është në hall të madh, pasi nuk ka më asnjë rrëfim. Haxhiu tha se e vetmja mënyrë për të mbushur sheshet, është që PD të ndryshojë lidershipin dhe gjithçka tjetër. “Mendoj se po saturohet opozita në diskurs, veprime, edhe pse duket si energji mobilizuese, që në fjalor që është e domosdoshme pas një proteste, duhet mobilizuar njerëzit që kanë ardhur dhe rezultati ka qenë i vogël, por prapë është humbje e njerëzve në pjesëmarrje dhe besoj se kjo ndikon edhe në votë. Protesta e cila në vetëvete e vendos rrezikun, duke vendosur fishekzjarre pastaj, shishe molotovi, njerëzve që janë të gatshëm të protestojnë, të jenë kundër asaj që po ndodh në qeverisje, nuk i bashkohen. Berisha nuk ka rrëfim...