Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar kundër draftit të propozuar nga Partia Socialiste mbi ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Në një postim në rrjetet sociale, deputeti demokrat i konsideron ndryshimet e propozuara si të njëanshme dhe të pakonsultuara. “Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike. Rregullorja e Kuvendit është ligji që garanton bashkëjetesën e të gjitha forcave politike brenda institucioneve demokratike, përcaktuar në mënyrë konsensuale dhe tashmë me rregulla të konsoliduara. Nëse një palë dikton rregullat e bashkëjetesës në mënyrë të njënashme, atëherë kjo është dhunë e shumicës ndaj pakicës brenda Kuvendit! Bashkëjetesa brenda institucioneve demokratike pamundësohet dhe opozitës i diktohet me forcën e kartonit edhe nëse duhet të flasë apo jo, sa duhet...
Burimi:
javanews.al