Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit
Konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së shtetit po shkon drejt fundit. Këtë të martë komisioni i ngritur nga Ministria e Brendshme ka zhvilluar intervistat me 14 kandidatët, të cilët u paraqiten sipas rendit alfabetik. Seancat dëgjimore u zhvilluan me dyer të mbyllura pa praninë e mediave në ambinetet e ministrisë së Brendshme. Komisioni i përbërë nga kryetari, një zv.ministër i Brendshëm dhe nga dy anëtarë, sekretarja e përgjithshme ministrisë dhe drejtori i AMP, pasi dëgjuan platformat e kandidatëve i drejtuan edhe pyetje. I pari që u paraqit para komisionit ishte drejtori aktual i policisë së Durrësit, i cili u pasua nga kandidatët e tjerë si Alfred Çepe dhe Arjanit Arapi. I katërti ishte Elidon Çela drejtori aktual i policisë...
Burimi:
javanews.al