Gara për kreun e PD/ Arben Malaj: Berisha ka mentalitet komunist, pengon rritjen e alternativave të reja brenda partisë

Gara për kreun e PD/ Arben Malaj: Berisha ka mentalitet komunist, pengon rritjen e alternativave të reja brenda partisë

Ish-ministri Arben Malaj është shprehur se Sali Berisha e ka humbur mundësinë për të qenë lideri i opozitës shqiptare. Komentet Malaj i bëri dje në një media, ku tha se Mereme Sela, para se të dilte si kandidate për kryetare të PD-së, duhet të formonte një grup brenda partisë, në mënyrë që ta kishte më të lehtë për të konkurruar Berishën. “Partitë politike janë institucione të parashikuara në Kushtetutë. Ato kanë detyrimin ligjor të lejojnë mendimin e lirë, mendimin ndryshe. Nëse një parti do të thoshte në Statut që ‘ndalojmë mendimin ndryshe, ndalojmë konkurrimin’, etj, jam i bindur që edhe Kreshniku nuk do ta regjistronte si subjekt politik, sepse regjistrimi bëhet në bazë të Kushtetutës. E dyta, partitë politike shqiptare, si bashkime vullnetare, financohen deri...