“Fyerje ndaj Vokshit”/ 20 deputetë firmosin kërkesën për ndëshkimin e Taulant Ballës
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për marrjen e masës disiplinore ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Masa e propozuar është përjashtimi nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare për 60 ditë, pas një skandali të ndodhur ditën e djeshme gjatë seancës plenare të Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në seancë, Balla iu drejtua deputetes Albana Vokshi me një gjuhë seksiste dhe diskriminuese: “Po, 0900 se për ty kam këtë numrin, për ty Albana padyshim…”. Në kërkesën e PD-së theksohet se sjellja e Ballës ka cenuar rëndë dinjitetin e deputetes Vokshi si grua dhe si përfaqësuese e Kuvendit, duke përhapur mesazhe diskriminuese mbi baza gjinore. Njoftimi: Në datën 05.03.2026, ora 10:00 është zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të...
Burimi:
ntv.al