Fyerja e Ballës ndaj Vokshit, Zhupa te Komisioni i Jashtëm: Të merren masa për përjashtimin e kreut të Grupit të PS
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa kërkoi gjatë mbledhjes së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme që të merren masa për përjashtimin e Taulant Ballës nga punimet e Kuvendit për shkak të gjuhës fyese të përdorur ndaj koleges demokrate, Albana Vokshi, teksa i tha se “për ty kam numrin me “0900”. Teksa mori fjalën, deputetja demokrate tha se ajo që ndodhi dje, të enjten, gjatë seancës parlamentare, ishte e paprecedentë dhe se minimumi që mund të bëjë ky Komision i Jashtëm, ku Vokshi është nënkryetare, është që të dalë me një qëndrim të përbashkët dhe të kërkojë distancim nga kuvendi. Zhupa theksoi se maxhoranca ka qenë ajo që “trumbetoi” ligjin për barazinë gjinore dhe një deklaratë të tillë fyese nga ana e kreut të Grupit...
Burimi:
sot.com.al