Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve
Një epokë e re mbikëqyrjeje dhe kontrolli pritet të nisë në sistemin penitenciar shqiptar. Me dekretimin e ligjit nga Presidenti i Republikës, shteti shqiptar ka zyrtarizuar krijimin e “Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, një super-strukturë e cila zëvendëson përfundimisht ligjin e vjetër të vitit 2005 për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB). Kjo Agjenci e re, e cila do të funksionojë si person juridik publik në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrit të Drejtësisë, ka një mision të qartë dhe të gjerë: parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale të kryera brenda mureve të burgjeve dhe në zyrat e Shërbimit të Provës. Kush do të jetë nën “lupën” e Agjencisë? Sipas dispozitave të ligjit të ri, subjekte...
Burimi:
javanews.al