Ftesa e Trump për “Bordin e Paqes”, Spiropali: Vlerësim për lidershipin e Ramës, nuk ka falje tokash në Sazan, por projekte serioze

Ftesa e Trump për “Bordin e Paqes”, Spiropali: Vlerësim për lidershipin e Ramës, nuk ka falje tokash në Sazan, por projekte serioze

elisa spiropali TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me ftesën që presidenti i SHBA Donald Trump i ka bërë kryeministrit Edi Rama, për të qenë pjesë e “Bordit të Paqes”, një organizëm i ri ndërkombëtar, ku Shqipëria ftohet në cilësinë e vendit anëtar themelues. “Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju disa komente mbi një zhvillim me rëndësi të veçantë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe për mënyrën se si dinamika krejt e re e politikës sonë të jashtme në dekadën e fundit po sjell në vazhdimësi rezultate të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë”, u shpreh Spiropali në konferencën për shtyp. Sipas saj, ftesa e bërë nga Presidenti amerikan për...