Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Fshatrat e Klosit ende pa ujë – Përroi nxjerr zbuluar investimin abuziv/ Vata: Kush mban përgjegjësi?
Ligjvënësja demokrate për Qarkun e Dibrës, Denisa Vata ka denoncuar investimin që është bërë në ndërtimin e ujësjellësit rajonal në Klos. Duke dhënë detaje të investimit, përmes një statusi në rrjetet sociale, Vata shkruan se reshjet e fundit nxorën zbuluar investimin e bërë nga institucionet për fshatrat në Klos. ‘Me vlere 231 993 815 lekë pa TVSH , ku shirat kanë zbuluar tubat, sepse ato janë vendosur pa asnjë standardi teknik. Pa kanal, pa shtrat rëre, pa mbrojtje’, shkruan Vata. Teksa e cilëson një tender të deformuar, me punime jashtë standardit,miliona euro të shpenzuara dhe ujë që nuk shkon në asnjë shtëpi, Vata thotë se kjo nuk është fatkeqësi natyrore, porse një abuzim. Shirat vetëm kanë zbuluar atë që është ndërtuar keq që në fillim....