FOTOT/ “Grupi i zjarrit” i PD rikthehet në Kuvend pas 3 muajsh përjashtim, rikthehet edhe bllokimi i foltores. Çfarë nuk u pa në seancë

FOTOT/ “Grupi i zjarrit” i PD rikthehet në Kuvend pas 3 muajsh përjashtim, rikthehet edhe bllokimi i foltores. Çfarë nuk u pa në seancë

Pas tre muajsh përjashtim, sot janë rikthyer në Parlament gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, të cilët ishin përjashtuar për shkak të ndezjes së flakadanëve në seancë. Rikthimi i Flamur Nokës, Albana Vokshit e Klevis Balliut u reflektua që në nisje të seancës kur për shkak se Peleshi nuk i dha fjalën Berishës për të folur, deputetët e opozitës bllokuan foltoren gjatë procesit të votimit të ministrave të rinj. Në fotot e fiksuara nga LSA, Berisha ndihmohet nga deputetja Ina Zhupa për të bërë lidhjen live në facebook, ndërkohë që Bardhi e Noka debatonin me kreun e Kuvendit. Top Channel