FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Dhjetëra molotovë janë hedhur nga militantët e Sali Berishës teksa ky i fundit tundte flamurin nga foltorja e protestës. Molotovët kanë rrezikuar jetën e efektivëve teksa Policia ka bërë thirrje që të ndalen aktet e dhunës. Militantët e PD nuk kanë guxuar të përplasen fizikisht me policët, por kanë rrezikuar jetën e këtyre të fundit përmes molotovëve dhe gurëve në distancë,. Disa prej tyre kanë rrëmbyer kangjellat metalikë. Kjo ka bërë që blutë ta përforcojnë rrethimin e Kryeministrisë me trupa shtesë. Lidershipi i PD është larguar nga sheshi duke lënë pas një grusht mbështetësis që kanë vijuar sharjet në drejtim të Policisë.