Fotoja zyrtare e kabinetit të qeverisë ‘Rama 4’/ Krah Koçiut, kryeministri ndan pamje nga mbledhja e qeverisë
Pas betimit, ministrat e rinj morën pjesë në mbledhjen e qeverisë. Është kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë disa pamje nga mbledhja, ku ai dallohet krah zv.kryeministres së re Albana Koçiu, ndërsa në tryezë janë të gjithë ministrat, përfshirë edhe 3 të rinjtë, konkretisht Ferit Hoxha, Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi. Ministrat e rinj në kabinetin qeveritar: Zv.kryeministre, Albana Koçiu-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari-Ministër Drejtësie, Toni Gogu-Ministër i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha Top Channel
Burimi:
top-channel.tv