Foltorja e PD nis me një minutë heshtje, Berisha: Protesta e 8 majit, për vogëlushët tanë!
Kryedemokrati Sali Berisha nisi këtë të hënë, 4 maj, foltoren e përjavshme të PD me një minutë heshtje për dy vogëlushët, të cilët humbën tragjikisht jetën të dielën. Gjatë fjalës së tij kreu i PD ngushëlloi familjarët dhe qytetarët e Durrësit për këtë tragjedi të madhe, teksa theksoi se pësuan një traumë nga një person, “i forti i lagjes”. “Sonte u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje engjëjt që qyteti i Durrësit dhe familjet i përcollën në banesën e fundit. Të ngushëllojmë familjet, të ngushëllojmë qytetin e Durrësit, për traumën e tmerrshme që pësoi nga i forti i lagjes, një kriminel i damkosur që pasi u mori jetën, i la në kthetrat e vdekjes dhe ia mbathi. I paharruar kujtimi i vogëlushëve të qytetit...
Burimi:
javanews.al