“Flamingot shtegëtuan nga bulevardi”, Demo për protestën: Flasim me këdo për të ofruar produkt real për njerëzit

“Flamingot shtegëtuan nga bulevardi”, Demo për protestën: Flasim me këdo për të ofruar produkt real për njerëzit

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka komentuar protestën që po zhvillohet prej 36 ditësh, duke e cilësuar atë si një lëvizje që ka pësuar një metamorfozë dhe ku flamingot kanë shtegëtuar. Ministri shtoi se qeveria do të dëgjojë dhe do të flasë me këdo që priret drejt një komunikimi që ofron produkt real për jetën e njerëzve. Ai bëri me dije se ekzekutivi po merr në shqyrtim kërkesat që janë të qenësishme dhe janë pjesë e prioriteteve të qeverisë. “Sa i përket protestës. Vet protesta në 36 ditë ka pësuar një metamorfozë interesante. Flamingo ishte një nga simbolet e para, një shpend që karakterizon bukurinë, balancën, individualitetin. Pas 35 ditës ne pame që na u shfaq një arkivol. Çdo shqiptar e ka...