Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Flakadanë e kaos në Kuvend, betohet mes tensionit Avokati i Popullit Endri Shabani
Avokati i Popullit i sapozgjedhur, Endri Shabani, mbajti fjalimin e betimit në Parlament. Mes tensioneve të shumta nga opozita, Shabani u betua në detyrën e tij. Pas tij, nisi shqyrtimi i çështjeve sipas rendit të ditës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur shishe plastike në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dnërsa Belind Këlliçi ka ndezur flakadan brenda sallës. Përplasja erdhi pasi deputetët e opozitës bllokuan karriget e ministrave dhe nuk pranuan që t’i lëshonin. /vizionplus.tv