“Firmose ose ik”/ Dëshmia tronditëse e vartëses së Ballukut, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

“Firmose ose ik”/ Dëshmia tronditëse e vartëses së Ballukut, SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

Vartësja e Belinda Ballukut iu rrëfeu prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë. Pas kësaj dëshmie SPAK thotë se Belinda Balluku ka ushtruar presion mbi vartësen e saj. E kjo sipas prokurorisë provohet nga përgjimet. Këto fakte janë pasqyruar ne kërkesën që SPAK ka dorëzuar në kuvend për leje për të arrestuar zv.kryeministen. Dëshmia   Datë 10 nëntor 2025 E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se tek procedura e parë e prokurimit për ndertimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur...