Financimi i trajtimeve hormonale nga qeveria/ PL: Prioritet duhet të jenë të sëmurët, jo propaganda

Financimi i trajtimeve hormonale nga qeveria/ PL: Prioritet duhet të jenë të sëmurët, jo propaganda

Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka kritikuar ashpër vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për garantimin e trajtimeve hormonale, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e qeverisë në sektorin e shëndetësisë. Sipas saj, ndërsa mijëra pacientë me sëmundje të rënda, përfshirë të prekurit nga kanceri, përballen me mungesë medikamentesh dhe vështirësi në trajtim, qeveria po orienton burime dhe vëmendje drejt politikave që nuk adresojnë nevojat më urgjente të qytetarëve. Në deklaratën e saj, Haxhiu kërkoi që prioritet absolut të jetë furnizimi i spitaleve me barna, trajtimi dinjitoz i pacientëve kronikë dhe mbështetja e familjeve që përballen me kosto të larta shëndetësore. Ajo akuzoi qeverinë për neglizhencë ndaj problemeve reale të sistemit shëndetësor dhe theksoi se qytetarët po kërkojnë përgjegjësi për dështimet në...