Filtri i ri për financimet në fushata zgjedhore, Qeveria kalon vendimin për kontrollin e kryqëzuar të parave në politikë

Filtri i ri për financimet në fushata zgjedhore, Qeveria kalon vendimin për kontrollin e kryqëzuar të parave në politikë

Me qëllimin për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e parave në politikë, Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Platformës Elektronike të Raportimit Financiar, e njohur shkurtimisht si PERF. Ky sistem i ri digjital, i cili i besohet ekskluzivisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për administrim, synon të skanojë çdo qindarkë që hyn dhe del nga arkat e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Me këtë vendim, epoka e raporteve në letër për financimin elektoral të partive pritet t’i lërë vendin një filtri teknologjik të kryqëzuar. Çfarë është PERF dhe si do të funksionojë? Sipas vendimit të qeverisë, të hartuar me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, PERF do të shërbejë si një bazë e specializuar të dhënash shtetërore e ndarë në dy nivele informacioni:...