Ferit Hoxha takim me ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi i Unionit është jetik për Shqipërinë
Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se për Shqipërinë, zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike, si garancia më e fortë për paqe afatgjatë, stabilitet dhe transformim demokratik. “Besojmë gjithashtu se zgjerimi është po aq i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, siç është dëshmuar nga shtatë ciklet e mëparshme të zgjerimit. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në meritë, sigurisht, por edhe i besueshëm, i prekshëm dhe i ndjekur aktivisht”, deklaroi Hoxha. Ministri i Jashtëm shtoi...
Burimi:
vizionplus.tv