Ferit Hoxha nga Prishtina: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë
“Kosova është prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë”, – kështu deklaroi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nga Prishtina në krah të homologut të tij, Glauk Konjufca. “Kosova është prioritet absolut i politikës sonë të jashtme. Është një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar. Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë në një lidhje të ndërsjellë dhe të pandashme, sepse përparimi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë ecin krah për krah. Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë. Ramë dakord se dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Evropë kërkojnë një intensifikim të mëtejshëm të koordinimit ndërqeveritar dhe diplomatik”,...
Burimi:
opinion.al