“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është përgjigjur deputetit socialist Taulant Balla, pas deklaratave të tij në Kuvend mbi ministrin e ri të Jashtëm, Ferit Hoxha. Në postim në rrjetet sociale, sqaroi vendimet e tij për emërimet diplomatike të Hoxhës. Meta theksoi se gjatë kohës kur ka qenë President nuk kishte dashur ta firmoste Hoxhën si ambasador në OKB. Ndërkohë Balla gjatë një replike me Tedi Blushin tha se Hoxha gjatë karrierës së tij si diplomat ka bashkëpunuar me ish-Presidentin Ilir Meta. Reagimi i Ilir Metës: Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t’ju përgjigjem në distancë. Ke të drejtë që u hutove nga të vërtetat që tha sot nga foltorja e Kuvendit, Z. Tedi...