Fatkeqësitë natyrore/ Prençi: Menaxhimi i emergjencave në Shqipëri, 10 vite mbrapa

Fatkeqësitë natyrore/ Prençi: Menaxhimi i emergjencave në Shqipëri, 10 vite mbrapa

Shqipëria mbetet një vend i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërtuar ende mekanizma funksionalë për parandalimin dhe menaxhimin e tyre. Kështu u shpreh Shemsi Prençi, ish-kreu i Emergjencave Civile, në një intervistë ku theksoi se mungesa e strategjive dhe planeve konkrete nuk është çështje politike, por papërgjegjshmëri shtetërore që shkon deri në sabotim. Sipas tij, ndonëse fatkeqësitë si përmbytjet, zjarret dhe rrëshqitjet janë të parashikueshme, Shqipëria është ende pa një sistem të plotë mbrojtjeje civile, pavarësisht fondeve të mëdha të deklaruara nga qeveria. Shemsi Prençi: Shqipëria është e ekspozuar ndaj riskut të fatkeqësive të natyrës. Nuk ka qeveri të majtë apo të djathtë, meqenëse përmende politikën, këtu s’bëhet fjalë për politikë, këtu bëhet fjalë për t’i shërbyer qytetarëve. Fakti që Shqipëria...