“Farsë e organizuar nga qeveria”/ Berisha: Edhe PE konstaton se, zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, u ndal te raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe vlerësimet e tij për procesin zgjedhor në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati thotë se në pikën 3 të raportit theksohet se, ndonëse kuadri ligjor elektoral konsiderohet gjerësisht i përshtatshëm për zgjedhje konkurruese, shqetësime serioze mbeten për pabarazinë në fushatë, keqpërdorimin e burimeve administrative dhe shkrirjen e kufijve mes institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake. Berisha tha më tej, se ata që flasin dhe sulmojnë opozitën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbështesin farsën e organizuar nga qeveria, teksa shtoi se zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë farsë dhe vetëm farsë. “Tani, pika 3, shënon ose konstaton se raporti i Komisionit dhe OSBE/ODIHR vlerësojnë se...
Burimi:
sot.com.al