Eurodeputeti bullgar: Shqipëria, një aleate shumë e mirë në NATO, së shpejti pjesë e BE-së
Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev, gjatë një vizite në Korçë së bashku me një delegacion nga Parlamenti Bullgar, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian dhe shprehu mbështetjen për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Kovatchev deklaroi se javën e ardhshme Parlamenti Evropian pritet të miratojë raportin vjetor të zgjerimit për Shqipërinë, duke përshëndetur angazhimin e forcave politike shqiptare ndaj procesit të integrimit. Ai theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet që pritet të jenë pjesë e zgjerimit të ardhshëm të BE-së. “Jemi shumë të kënaqur që ndodhemi përsëri në Shqipëri, së bashku me kolegët e mi nga Parlamenti Bullgar. Javën e ardhshme në Strasburg, ne do të miratojmë në seancë plenare raportin vjetor të zgjerimit për Shqipërinë. Ne e mirëpresim progresin...
Burimi:
javanews.al