“Estonia mbështet Shqipërinë në anëtarësimin në BE”, kryeministri Michal: Keni një ministre AI, ne duhet të ecim që t’ju kapim aty
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Estoni, ku ka mbajtur një fjalim të përbashkët me kryeministrin estonez, Kristen Michal. Në fjalën e tij, Michal shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, teksa foli edhe për ministren AI, “Diella”. “Estonia mbështet fort zgjerimin e BE. Kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaj. Nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë. Fluturimet e drejtpërdrejta çelin mundësi të reja për turizmin dhe bizneset. Kemi shumë të përbashkëta, bashkëpunimi për çmimet digjitale, interesi në rritje për AI. Përvoja e Estonisë si vend digjital tregon se...
Burimi:
top-channel.tv