“Është vetëm fillimi i fundit”, Rama: Shqipëria në fazë të avancuar drejt BE-së, kemi thyer një tjetër rekord

“Është vetëm fillimi i fundit”, Rama: Shqipëria në fazë të avancuar drejt BE-së, kemi thyer një tjetër rekord

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE se vendi ka hyrë në një fazë të avancuar të procesit të integrimit europian, duke e cilësuar progresin e arritur si një “gur kilometrik” në negociatat me BE-në. Në konferencën e përbashkët me Marilena Raouna dhe Marta Kos, Rama tha se Shqipëria ka arritur të çelë të gjithë kapitujt negociues brenda 11 muajve, një ritëm rekord në procesin e integrimit. “Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në, dashuri e pashtershme, pa kushte. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi dhe sigurisht jemi të lumtur, jemi shumë të lumtur, sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometrik. Kemi thyer një tjetër rekord. Ne i kemi çelur të gjithë...