“Është hedhur gaz lotsjellës në zyrat e selisë”/ PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu edhe faljen e besimtarëve myslimanë
Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas protestës së katërt kombëtare, duke akuzuar forcat e Policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në oborrin dhe zyrat e selisë së saj. Sipas PD-së, forca të policisë kanë sulmuar selinë e opozitës pas një proteste paqësore, duke shkaktuar kaos dhe disa të plagosur, ndërsa gazi lotsjellës ka ndërprerë edhe faljen e besimtarëve myslimanë. Deklarata e plotë e PD: Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për...
Burimi:
top-channel.tv