“Është e gjitha një farsë”, Zogaj godet procesin për kryetar të PD: Të ndalosh garën, e zvogëlon partinë

“Është e gjitha një farsë”, Zogaj godet procesin për kryetar të PD: Të ndalosh garën, e zvogëlon partinë

Analisti Preç Zogaj duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV kandidimin e mjekes Mereme Sela përballë Sali Berishës për kreun e PD-së, u shpreh se e gjithë kjo e quajtur garë është një farsë sa për të thënë se janë zgjedhje. “Nuk ke ç’të mendosh këtu. Është e gjitha një farsë. Janë demek zgjedhje sa për t’i hequr, për të bërë adetin. Nuk jam i befasuar. Berisha e mori partinë kur nuk e kishte, për t’u mbrojtur, do të ishte naive ta lëshonte tani që e ka, kur përsëri i duhet për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe efektet e sanksionimit. Nuk ka ndryshuar asgjë. Gjithë programi i Rithemelimit me shpalljet e bukura, që kryetari që humbet zgjedhjet dorëhiqet, që partia do të hapet,...