Erion Braçe e pranon publikisht: Do të kandidoj për bashkinë e Tiranës, do t’i shkoj deri në fund

Erion Braçe e pranon publikisht: Do të kandidoj për bashkinë e Tiranës, do t’i shkoj deri në fund

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka pranuar se do të kandidojë për bashkinë e Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale deputeti thotë se do t’i shkojë deri në fund. “E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund”, është shprehur Braçe. Ndër të tjera, deputeti, i cili përgjatë gjithë këtyre viteve ka mbajtur pozicione të rëndësishme në kampin rozë, përfshirë dhe postin e zv.kryeministrit, ka hedhur poshtë pretendimet se ky vendim i tij ka ardhur si pasojë e “interesave personale”, duke theksuar kështu se ka ardhur momenti për t’i dhënë Tiranës një tjetër dimension. “Poo e kam seriozisht e do t’i shkoj deri në fund, bashkë me ju! Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im persona, jam tërësisht i çliruar nga...