“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, u ndal edhe te protesta e lidhur me Zvërnecin dhe Bulevardin e Flamingove, duke analizuar ndikimin që pati ajo përtej kufijve të Shqipërisë. Rama deklaroi se ngjarja nuk mund të kuptohet pa ndikimin e madh të hapësirës digjitale, e cila sipas tij e ktheu çështjen në një temë me jehonë ndërkombëtare. Ai tha se Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, një lagune të ndjeshme dhe një vendimmarrjeje të debatueshme, por u kthye në një pikë përqendrimi të vëmendjes globale pas viralitetit të një videoje nga protesta. Sipas kryeministrit, pamjet e protestuesve që përplaseshin me një gardh me tela me gjemba krijuan një simbolikë të fortë,...
Burimi:
javanews.al