Emërimi i Dados, avokati i Veliajt: Po bëhet presion mbi gjyqtarin, do t’i drejtohemi Kuvendit
Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, shprehu sot shqetësimin se gjyqtari që po gjykon çështjen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados prokuror në Gjykatën Administrative mund të ndodhet nën një presion institucional të jashtëzakonshëm. Sipas tij, qëllimi i këtij presioni është të mos lejohet që një vendim gjyqësor të ekspozojë dështimin e vetë sistemit për të korrigjuar një problem kaq të rëndë ligjor dhe institucional.“Sepse kur një sistem drejtësie, jo vetëm që lejon të mbijetojë brenda vetes një problem kaq të rëndë juridik, por për më tepër angazhohet institucionalisht për ta mbyllur atë pa e shqyrtuar në themel, atëherë nuk kemi më të bëjmë me një debat procedural. Kemi të bëjmë me një problem serioz të vetë funksionimit të shtetit...
Burimi:
javanews.al