Email-i në dosjen “Epstein”, ish-Presidentja e Kosovës: S’kam pasur asnjëherë njohje, takim apo komunikim
Jeffrey Epstein-atifete jahjaga KOSOVË-Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pasi emri i saj u përmedn në dosjen e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein. Me anë të një reagimi publik, Jahjaga ka mohuar çdo kontakt me Epstein, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Ajo sqaron se në email-in e bërë publik përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili. Sqarim publik: Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të...
Burimi:
zeri.ai