Elisa Spiropali ironizon Këlliçin: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha, e habitur si i doli fjala
Elisa Spiropali ka shkëmbyer ironi në sallën e Kuvendit me deputetin e PD, Belind Këlliçi. Belind Këlliçi, iu drejtua Spiropalit duke i përmendur largimin e saj nga detyra e ministres së Jashtme, si ndër të paktat anglishtfolëse në grupin e PS. “Unë nuk flas vetëm anglisht, flas edhe gjuhë tjetër të huaj, pr më mirë se shqipen s’flas asnjë gjuhë. Flas shqip, flas troç, kam folur gjithmonë si duhet për dhe me Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë është nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja keq për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, për asgjë tjetër”, tha Spiropali....
Burimi:
top-channel.tv