Eksperti: Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, do të aktivizonte nenin 5 të NATO-S

Eksperti: Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, do të aktivizonte nenin 5 të NATO-S

Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj deklaroi në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se një sulm ndaj Shqipërisë nga Irani do të aktivizonte nenin 5 të NATO-s. Sipas tij, kjo t’i shërbente SHBA-së, në mënyrë që Trump të mos marrë leje për çdo sulm nga Kongresi amerikan. Goxhaj u shpreh se ka pasur përpjekje për të përfshirë edhe Turqinë në tensionet e fundit, por sipas tij kjo nuk ka rezultuar e suksesshme. Sipas ekspertit, autoritetet turke kanë deklaruar se nuk janë gjetur mbetje të ndonjë rakete iraniane, duke mos pranuar të përfshihen në këtë situatë. Goxhaj shpjegoi gjithashtu rëndësinë e nenit 5 të NATO-s, i cili parashikon se në rast sulmi ndaj një vendi anëtar, të gjitha vendet e tjera të aleancës aktivizohen për...