Edicioni i dytë i MatchMaker Albania, Rama në podcastin “Flasim”: Është rritur interesi, 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit
Kryeministri Edi Rama në shënimet e javës, që i paraqiti në podcastin “Flasim”, foli për edicionin e dytë të MatchMaker Albania, ku tregoi kërkesat në rritje për investime. Rama tha se vendi ynë tashmë ka 12 milionë turistë dhe 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit. “Këtë javë u zhvillua edicioni i dytë i MatchMaker Albania, një aktivitet që mbledh rreth 1200 pjesëmarrës, afro 500 investitorë ndërkombëtarë nga më shumë se 40 shtete dhe krijon kësisoj një mundësi reale në një hapësirë konkrete, ku idetë, projektet dhe synimet për të krijuar sinergji në funksion të bashkëpunimit për të investuar në Shqipëri marrin formë përmes qindra e qindra takimeve të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve të sipërmarrjeve të ndryshme, që pikërisht ky aktivitet u mundëson të njihen...
Burimi:
top-channel.tv