Edi Rama reagon sërish për ngjarjen tragjike në Durrës, ja thirrja e kryeministrit për mediat
Edi Rama reagon sërish për tragjedinë në Durrës: “Ndersa i gjithe vendi eshte ne pikellim per kete ngjarje dhe drejtesia ben punen e saj me autorin, është detyrë e të gjithëve po veçanërisht e mediave e portaleve, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Publikimi apo shpërndarja e pamjeve të rënda nuk informon, por vetëm shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pakthyeshme dhe e hienizon botën e informacionit. Respekti për dinjitetin njerëzor dhe dhimbjen e të prekurve drejtëpërdrejt duhet të jetë mbi çdo sensacion apo klikim. Le të tregojmë solidaritet, humanizëm dhe njerzillëk në një ditë tragjike si kjo.”
Burimi:
javanews.al