‘Edi Rama ka mbaru’/ Mijëra të rinj vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës
Mijëra të rinj dhe qytetarë të tjerë kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e Tiranës në kuadër të protestës që nisi në orën 18:00 dhe po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes. Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar protestën si një reagim ndaj pakënaqësive të akumuluara prej vitesh. Gjatë marshimit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si “Edi Rama ka mbaru”, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre edhe në ditët në vijim. Protesta është shoqëruar me një atmosferë të zhurmshme dhe pjesëmarrje të lartë, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit dhe ndryshimi i kursit politik të vendit.
Burimi:
syri.net