Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Edhe njëherë’, Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është live
Ditën e sotme të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët për Krishtlindjen. Pas çdo vizite, ata kanë përcjellë edhe një mesazh për mediat për të gjithë qytetarët. Por për prefekten e Shkodrës, Holta Duda deklarata për gazetarët nuk ka shkuar ashtu siç ajo e priste. Mesa duket ajo nuk e ka ditur që vizita dhe fjala e saj është përcjellë live në media. “Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha zyrtarja lokale, e cila mes emocioneve e rinisi...