“E shohim edhe në Shqipëri”, Meçe: Rusia po shfrytëzon hallkën më të dobët të Perëndimit

“E shohim edhe në Shqipëri”, Meçe: Rusia po shfrytëzon hallkën më të dobët të Perëndimit

Analisti Arben Meçe deklaroi se bota perëndimore ndodhet në një luftë të hapur me grupet radikale majtiste, të cilat, sipas tij, shërbejnë si instrumente të manifestimit të agresionit rus në Evropë dhe Perëndim. Sipas Meçes, problemi është i dukshëm edhe në hallkën më të dobët të Perëndimit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ai tha se agresioni rus ka shfrytëzuar globalizmin e Perëndimit, i konceptuar për bashkëpunim, ndërsa kjo, sipas tij, është keqpërdorur nga pala tjetër. Analisti solli si shembuj zhvillimet ndërkombëtare, duke përmendur se Koreja e Veriut krijoi bombë bërthamore, Irani tentoi të krijojë bombë bërthamore, ndërsa Rusia, sipas tij, ka vijuar me kërcënimet. “Bota perëndimore në luftë të hapur me grupet radikale majtiste. Është luftë kundër manifestimit të agresionit rus në Evropë dhe Perëndim përmes...