“E rëndësishme për bashkitë…”/ Programi për pushtetin vendor, Gonzato: Ja prioritetet kryesore
Ka nisur tashmë zyrtarisht EU4Municipalities II, programi strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Një program ky do të mbështesë bashkitë me investime konkrete, rritje kapacitetesh dhe modernizim të shërbimeve për qytetarët. Gjatë fjalës së tij ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se programi sjell përfitime në nivel vendor. “Ky program sjell përfitime të prekshme në nivel vendor sepse politikat shndërrohen në përmirësime të vërteta. Nuk është sekret që 70% e direktivave, rregulloreve të BE do të vihen në zbatim në bashki. Prandaj janë kaq të rëndësishme bashkitë. Roli juaj dhe partneriteti ynë është shumë i rëndësishëm. Rrugëtimi europian i Shqipërisë duhet të përqafohet dhe përjetohet në çdo bashki të Shqipërisë. Programi synon që...
Burimi:
sot.com.al