E quajti “të çmendur”, Evi Kokalari i kthehet Adriana Kalasë: Ilir Meta të futi në PD duke telefonuar…
Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së duket se po krijojnë përplasje të forta mes demokratëve. Aktivistja Evi Kokalari, së cilës iu skualifikua kandidatura në PD, ka reaguar ashpër ndaj Adriana Kalasë, pasi kjo e fundit gjatë një interviste e quajti “të çmendur”. “Kush ka qenë pjesë e PD-së? Evi Kokalari, një e çmendur që nga mëngjesi deri në darkë merret duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike”, tha Kalaja në një intervistë në RTSH. Pas kësaj deklarate, ka reaguar ashpër Kokalari, e cila ka hedhur akuza ndaj Kalasë se ka punuar për ish-presidentin Ilir Meta dhe se ky i fundit e ka futur në Këshillin Kombëtar të PD-së, duke telefonuar Shkëlzen Berishën. Po ashtu, aktivistja hedh akuza se Kalaja dhe Këlliçi kanë punuar për interesat e...
Burimi:
sot.com.al