E quajti “komunist”, Kaso i përgjigjet ashpër Salianjit: I frustruar…

E quajti “komunist”, Kaso i përgjigjet ashpër Salianjit: I frustruar…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i është përgjigjur ashpër akuzave të ish-kolegut të tij, Ervin Salianji, gjatë një interviste në “Përballë Lajmit” në Klan News. Kaso u shpreh se nuk dëshiron t’u japë zë frustrimeve të dikujt që, sipas tij, tashmë ndodhet zyrtarisht jashtë strukturave të PD-së pas vendimit të Kryesisë. Lidhur me etiketimin si “komunist” dhe sulmeve mbi origjinën familjare, ai theksoi se gërmimi në biografitë e paraardhësve është akti më komunist që dikush mund të bëjë. Ivi Kaso: Ka një qëndrim politik PD, që nuk është vetëm fjalë, por është edhe dokument i PD. Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD, të tetorit të vitit të kaluar, i cili ka një qëndrim me zgjedhjet, që nuk e njeh farsën zgjedhore të 11...