E marrosur pas Skënderbeut, vlerëson Erdoganin
Kryeparlamentarja Erisa Spiropali, me sinqeritet a hipokrizi, ka vlerësuar maksimalisht Turqinë dhe Presidentin Erdogan, në kuadër të një vizite në Stamboll, ftuar atje për një samit rajonal nën hyqmin e Ankarasë. “Nder pritja nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, një mik i provuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e jashtëm të rajonit. Shpreha mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së...
Burimi:
tesheshi.com