“E keni vënë re, nuk është lajm kur Kryeministri vjen, por kur vjen në Shqipëri”/ ‘Shpërthen’ Koka: Çmenduri e madhe

“E keni vënë re, nuk është lajm kur Kryeministri vjen, por kur vjen në Shqipëri”/ ‘Shpërthen’ Koka: Çmenduri e madhe

Në një kohë kur kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme dhe siguria publike është vënë seriozisht në pikëpyetje, Shqipëria përballet me një realitet të zymtë ku mbijetesa është kthyer në një luks. Qytetarët ndeshen çdo ditë me vështirësi ekonomike që e bëjnë edhe ushqimin bazë, të paarritshëm, një situatë që ngjason me periudhën e komunizmit, kur produkte të tilla ishin të rezervuara për një elitë të vogël. I ftuar ditën e sotme në nje studio televizive, gazetari Bledian Koka tha se kjo krizë ekonomike thellohet veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Fermerët e kanë të pamundur të punojnë tokat me një çmim nafte që ka arritur nivele stratosferike, duke i detyruar shumë prej tyre t’i rikthehen mjeteve primitive si parmenda. Premtimet e pambajtura politike, siç...